Ja si hakmerret ish i dashuri ndaj Rita Orës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pavarësisht se ajo e përshkroi si fantastik ish të dashurin e saj ditë më parë, duket se ky i fundit nuk ka aspak ndjenjë për Rita Orën, pasi i ka bllokuar një koncert të sajin.

Burime pranë këngëtares janë shprehur se Rita Ora ka shpenzuar kohë për të sjellë një performancë të mirë dhe se kjo gjë ka qënë e papritur.

Rita Ora raportohet të ketë anuluar pjesëmarrjen e saj në Teen Choice Awards, pasi Calvin Harris ka bllokuar performancën e saj. Këngëtarja është shokuar kur ka mësuar se ish i dashuri i saj pengoi planet që ajo të performojë në këtë show.

“Ajo ka harxhuar shumë kohë dhe energji për t'u përgatitur për këtë peformancë të këngës “I Will Never Let You Down”, të krijuar nga Calvin Harris”.

“Është befasuese, sepse Calvin bëri një xhest të tillë. Kjo ka ndikuar jo vetëm në organizimin e produksionin, por edhe të gjithë fansat që prisnin Ritën”, u shpreh një burim i afërt pranë saj. Ndodhur në këto kushte, Rita nuk do të performojë në Los Angeles nesër. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori