21-vjeçari i vrau kolegun dhe u arratis, zbardhet dëshmia e efektivit: Qëlloi me makinën në ecje, përfunduam në kanal! (FOTO LAJM)

SHÇBA nisi menjëherë hetim penal për dy efektivët shoqërues me nënkomisarin që ra në krye të detyrës Saimir Hoxha. Ndërkohë që kanë kaluar disa orë nga ngjarja është zbardhur dhe dëshmia e shefit të krimeve në Lezhë, Leonard Palushi, prezent në momentin  e vrasjes së Hoxhës.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Palushi është shprehur se të tre efektivët i kanë dalë para makinës së Ramës, por ai nuk ka ndaluar, ka vrarë Hoxhën dhe më pas është larguar, duke hedhur dy të tjerët në kanal.

“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal,”- mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera.

Rikujtojmë së Aldi Rama, autor i këtij krimi të rëndë, tentoi vetëvrasjen në pyjet e Lezhës ndërkohë që ishte në  kërkim nga RENEA. Dyshohet se me armën e krimit ai ka qëlluar veten e tij në kokë, duke shkaktuar dëmtimin e gjysmës së trurit. Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë shumë kritike. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.09.2021 22:31