Ja disa nga detajet e dasmës së Nora Istrefit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tashmë janë bërë publike disa detaje nga dasma e këngëtares së mirënjohur Nora Istrefi, e cila do të kurorëzojë dashurinë në datën 2 shtator. Ceremonia do të zhvillohet në një ndër hotelet më luksozë në Prishtinë, ku do të jenë të pranishëm rreth 400 të ftuar. Mësohet se në mesin e tyre do të jenë shumë figura të njohura publike.

Dasma e çiftit është konceptuar ndryshe nga tradicionalja. Dita e martë do të jetë dita që çifti do të formalizojë lidhjen e gjatë. Është zgjedhur kjo ditë për të hedhur poshtë mitin se kjo ditë e javës sjell ters.

Krahas emrave të mirënjohur, disa valltare nga Brazili do të jenë dhe 'qershia mbi tortë' për këtë ceremoni. Sinan Vllasaliu do të jetë ai që ka peshën kryesore sa i përket muzikës.

Miku i përbashkët i çiftit do të jetë këngëtari që do të shoqërojë të ftuarit gjatë festës. Edhe Nora do të interpretojë disa këngë nga repertori i saj, ku nuk do të mungojë kolona zanore e dashurisë së tyre "I jemi je". /albeu.com/

Shtuar më 23/08/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori