Hidhen poshtë thashethemet, Jay Z dhe Beyonce janë bashkë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sërish hidhen poshtë hipotezat se Jay Z dhe Beyonce janë ndarë, ku së bashku kanë performuar dhe dhuruar shumë puthje gjatë një mbremje. Jay Z dhe Beyonce morën pjesë në një shfaqje private sekrete, gjatë kësaj fundjave. Kjo jep provën më të madhe deri më tani, se ata janë ende një çift i bashkuar.

Nëna e Jay-t, Gloria Carter, organizoi një festë super të madhe për të shënuar edhe hapjen e restorantit të ri të saj, “Diamondz N Da Ruff”. Jay Z dhe Beyonce u panë në këtë festë rreth orës 19:00 të së shtunës, për të qenë prezent në prerjen e shiritit inagurues dhe për të shijuar shampanjën, duke qëndruar për të paktën 15 minuta. Siç bën të ditur revista TMZ, Beyonce dhe Gloria i kanë dhënë përqafime të sinqerta njëra-tjetrës. /albeu.com/


Shtuar më 05/08/2014, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori