Halle Berry me një parfum të ri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pavarësisht faktit se ajo është ende e angazhuar me një film teksa merret me xhirimet, aktorja 47-vjeçare Halle Berry ka gjetur kohën që të prezantojë parfumin e saj të ri.

E cilësuar si një aromë sensuale e një gruaje në natyrë, aktorja nuk i ka rezistuar dot tundimit, duke e ndarë me të gjithë femrat.

Halle Berry po prezanton filmin më të ri “Extant”, ku luan rolin e një austronauteje. Ndonëse ndodhet ende në “hapësirë” aktorja ka kohë për të promovuar parfumin e saj të ri “Wild Essence”.

Në videon e prezantimit të parfumit, 47 vjeçarja shfaqet ndryshe. Ajo mban veshur një fustan të zi dhe lëkura e saj e errët shkëlqen duke e bërë shumë sensuale dhe duke përcjellë aromën e vërtetë të parfumit.

“Aroma e trupit dhe e shpirtit të një gruaje, bëhet shumë më sensuale në natyrë. E dashuroj idenë e të krijuarit të parfumeve, që i jep mundësinë femrave të kenë kontakt me natyrën”, është shprehur aktorja Halle Berry. /albeu.com/


Shtuar më 20/08/2014, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori