Gjatë së hënës është gjetur i vdekur në banesën e tij në Kaliforninë e Veriut,
aktori amerikan
Robin Williams. Lajmi për vdekjen e 63-vjeçarit është bërë publik nga policia e Kalifornisë, e cila ka deklaruar se dyshohet për vetëvrasje.
Më tej, të njëjtat burime të policisë kanë shtuar se kishin mbërritur në vendngjarje pasi kishin marrë një telefonatë, ku është gjetur i pajetë në banesën e tij. Kohët e fundit ai ka vuajtur nga depresioni, duke qëndruar për disa kohë në një qendër rehabilitimi.
“Hetuesit dyshojnë për një vetëvrasje, për shkak të asfiksisë, por pritet përfundimi i hetimeve për përcaktimin e plotë të vdekjes”, thuhej në deklaratën e policisë.
Bashkëshortja e
Williams, Susan Schneider, u shpreh se ndjehej tepër e pikëlluar pas marrjes së lajmit. “
Robin do të mbahet mend për momentet e panumërta të gëzimit dhe të qeshurat e tij që i dha për miliona njerëz”, tha Schneider.
Williams ka lindur në Çikago në 21 korrik 1951 dhe u bë i famshëm në filmat "
Good Morning Vietnam" dhe "Dead Poet's Society".
Aktori kishte tre fëmijë nga martesat e tij të mëparshme. Interpretimi i tij i parë ishte në show-n televiziv “Mork dhe Mindy”. Si një aktor komik, luajti në disa filma të ndryshëm si “
Good Morning Vietnam”, “Dead Poets Society” dhe “Mrs Doubtfire”. Në vitin 1998 ai fitoi çmimin Oskar, si
aktori më i mirë në rol mbështetës në filmin “
Good Will Hunting”. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014,
ora 09:31