Estetistët japin këshilla për thonjtë, ja trendet e fundit (FOTO LAJM)

Jo vetëm për stinën e verës, kujdesi ndaj thonjve duhet të jetë maksimal. Shpesh femrat kërkojnë të bien në sy me thonj shumë të gjatë, aq sa ato nuk do të jenë shumë komode dhe me tonalitete të shumta.

Por kush është më në trend dhe çfarë na këshillohet nga estetistët?

Estetistët sugjerojnë që thonjtë të jenë sa më komod në periudhën e verës, sepse na ndihmojnë në pjesën e higjenës, në lojërat në plazh. Edhe këtë verë janë të shumta firmat që propozojnë të kuqen nga tonaliteti i luleshtydhes ne ngjyrën rozë të theksuar.

Pedikyri është domosdoshmëri, jo vetëm për të patur një pamje perfekte, por edhe sandalet do të duken më bukur. Ngjyra të ndezura, ngjyra të ëmbla, rozë, bojëqielli, vjollcë, portokalli, e gjelbër, e verdhë, janë ideale për t’u aplikuar në këmbë, por edhe në duar. Frymëzur nga vitet ’50, rikthehet thoi lehtësisht ovale. Forma veçanërisht e harkuar, bën që gishtat të duken më të hollë dhe femërorë. /albeu.com/

Shtuar më 24/07/2014, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori