Eli Fara: Artistët elitarë paguhen më mirë në Shqipëri se në SHBA (FOTO LAJM)

Pëlqej
Këngëtarja Eli Fara e cila shquhet për 'rininë e saj', është rrëfyer se ajo asnjëherë nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa përdor kremrat dhe pi shumë ujë. Sipas saj, këto janë sekretet që e mbajnë gjithmonë të re.

“Bëj gjithçka që bëjnë edhe moshataret e mia. Përdor shumë kremrat, më shumë se domosdoshmëri i kam një hobi. Më pëlqen shumë të grimohem edhe kur jam në shtëpi.

Dua që kur të kaloj para pasqyrës, të ndeshem me një imazh të bukur. Gjithashtu konsumoj shumë ujë. Këto janë sekretet e mia”, ka thënë ajo për “Summer Pages”.

Ajo ka shokuar teksa ka thënë se në vendin tonë, artistët tonë paguhen më mirë se në SHBA, ndonëse shpesh këngëtarët ankohen për shpërblimin.

“Në Shqipëri paguhen më mirë se në SHBA, e kam fjalën për artistët elitarë këtu. Koncertet dhe spektaklet në vendin tonë paguajnë më mirë se në çdo vend tjetër. Pagesat këtu janë më të larta”.

Klipet janë një tjetër çështje që është prekur nga këngëtarja, teksa nënvizon se gjithmonë i pëlqen të vij ndryshe.

“Më pëlqen ekstravaganca. Më pëlqen që në klipet e mia të vij ndryshe, më me shije. Natyrisht flas për ekstravagancën brenda normës, kur bëhet fjalë për klas dhe delikatesë. Unë këtë e quaj ekstravagancë tek vetja, kur nuk kalon masën dhe përcjell veten tënde mësë miri”. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori