Çmimet “Emmy 2014”, ja fituesit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në Los Angeles është organizuar ceremonia e 66 e çmimeve “Emmy”. Dy historitë më të mira në kategorinë e dramës dhe komedisë janë vlerësuar “Breaking Bad” dhe “Modern Family”. Çmimi për aktorin më të mirë në serialet e komedisë ka shkuar për Jim Parsons. Për serialin dramë është nderuar me çmimin e aktorit më të mirë Bryan Cranston, për interpretimin në “Breaking Bad”.

Julianna Margulies mori çmimin si aktorja më e mirë në serialët dramatikë, ndërsa Julia Louis-Dreyfus mori çmimin si aktorja më e mirë e komedisë për interpretimin në “Veep”. Anna Gunn është cilësuar si aktorja më e mirë jo protagoniste në serialët dramatikë. Allison Janney është shpallur aktorja më e mirë jo protagoniste në serialët komikë. Aaron Paul është vlerësuar si aktori më i mirë jo protagonist në serialët dramatikë dhe Ty Burrell, si aktori më i mirë jo protagonist në serialët komikë. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori