Bleona: Në kopertina dal çdo javë, në shtrat shkoj vetëm (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mania për të qënë prezente në çdo kopertinë dhe sa më pranë fansave, e ka bërë këngëtaren Bleona Qereti të mendojë më shumë, ndërsa është ndërgjegjësuar.

Çdo ditë në profilin e saj në Facebook dhe Instagram, ajo përcjell të rejat më të fundit të jetës së saj, duke sjellë shumë reagime.

Bleona e ka përmbyllur vizitën e saj në Shqipëri me një intervistë për revistën “Who”. E larguar për në Ibiza dhe Palma de Mallorca, Bleona ndan me fansat në rrjetet sociale kopertinën e revistës dhe pak nga jeta e saj intime.

“Ops, edhe një kopertinë tjetër sapo ka dalë. Është për të qeshur sesi dal në një kopertinë çdo javë, por shkoj vetëm për të fjetur çdo natë.

Dhe kjo ka ndodhur shumicën e kohës gjatë jetës time. Por vetëm nuk e kam problem ta pranoj këtë gjë”, ka shkruar ajo në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori