Conte favorit për ta zëvendësuar Solskjaerin

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte mund të marrë drejtimin e Manchester United.

Mediat angleze kanë raportuar të hënën se Conte është favorit për ta zëvendësuar trajnerin norvegjez pas rezultateve të dobëta të këtij të fundit.

United ka fituar vetëm 2 prej 7 ndeshjeve të fundit dhe drejtuesit e klubit aspak nuk janë të kënaqur me këtë ecuri të rezultateve.

Conte, aktualisht është i papunë dhe te Unitedi po shihet si zgjidhje e duhur për postin e trajnerit. Solskjaer ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024.


Shtuar 18.10.2021 14:09