Ndonëse gëzon një famë të jashtëzakondshme për hir të roleve të interpretuara për vite me radhë, ai është po aq i famshëm edhe për problemet që ka me bixhozin.
Aktori i famshëm i hollivudit, Ben
Affleck, prej kohësh njihet si kumarxhi dhe kur ai nuk është i zënë me xhirime, rri me orë të tëra në kazino. Kjo gjë është vënë re kohë më parë, ndërsa shumë herë ai është kritikuar jo vetëm nga familja.
Kjo gjë i është kthyer në një ves, pasi ai ende nuk mundet që të heqë dorë përfundimisht. Sipas një burimi të afërt të aktorit, bashkëshortja e tij, Jennifer Garner është e lodhur nga ky ves i shëmtuar.
Në këtë drejtim, ajo ka anuluar udhëtimin familjar për në
Detroit, ku Ben po
xhiron skena të filmit “Batman”. Batmani i interpretuar nga Ben
Affleck do të jetë më muskulozi dhe më i forti nga të gjithë.
Affleck do të jetë
aktori i tetë që vesh kostumin e Batmanit në historinë e kinemasë, duke ndjekur hapat e aktorëve të tjerë të famshëm si George Clooney, Val Kilmer dhe Michael Keaton. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2014,
ora 16:24