Anullohet koncerti i Miley Cyrus, performancat konsiderohen vulgare (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një tjetër koncert i Miley Cyrus është anulluar, kjo për shkak të sjelljes dhe performancave në skenë. Prej kohësh, veprimet e këngëtares janë cilësuar si vulgare, por kjo nuk e ka shqetësuar atë dhe organizatorët.

Një incident i ri është krijuar në “Bangerz Tour”, ku në datën 13 shtator do të performonte në Santo Domingo. Qeveria e Republikës Domenikane ka anuluar koncertin e saj, pasi ka gjykuar që performanca e këngëtares është shumë vulgare.

Në komunikatën për shtyp thuhet se: “Shpesh gjatë shfaqjes bëhen veprime që shkojnë përtej moralit dhe zakoneve, të cilat janë të dënueshme sipas ligjit domenikan”.

Sakaq, nga organizatorët e koncertit apo zëdhënësit e këngëtares ende nuk ka patur një reagim lidhur me këtë çështje. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori