6.3 milion postime në rrjetet sociale, pushton fenomeni "selfie"

Sapo dëgjojmë fjalën "selfie", na shkon ndërmënd postimet që bëhen minut pas minuti në rrjetet sociale. Lidhur me këtë fenomen i cili ka marrë përmasa të jashtëzakondshme, janë kryer statistika, ku fotografia që i bëjmë vetes me telefon njeh shifra rekord.

Sipas statistikave, rezulton se janë bërë 6.3 milion postime të fotove “selfie” në Twitter, Facebook, Instagram dhe rrjete të tjera sociale. Londra është cilësuar si qyteti ku janë bërë më shumë foto “selfie”, ndërsa vendi me sfondin më të bukur dhë të përshtatshëm për “selfie” është Colosseu në Romë. Pasohet nga New-Yorku, duke u ndjekur nga qytete të tjera si Amsterdam,Paris, Berlin, etj. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2014, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori