Situatë kaotike në Morinë! Në trafik prej orësh, shoferët e revoltuar nuk pushojnë së rëni borive (VIDEO)

Trafiku në Morinë në Kukës është kthyer në një situatë alarmante. Drejtuesit e makinave kanë orë që presin të bllokuar në radhë për të kaluar drejt Kosovës.

Sic dëgjohet edhe në videon e bashkëngjitur lajmit, shoferët u bien borive pa ndalim duke shprehur kështu lodhjen dhe revoltën e tyre në këto orë të gjata pritje.

 

Mësohet se radha kilometrike qështë krjuar që prej orëve të pasdites së sotme, në hyrje të Kosovës.

Shkak është bërë fakti se Kosova kërkon tamponin ose dëshminë e vaksinimit, si një masë e re e vendosur nga qeveria për të parandaluar rritjen e rasteve me COVID-19. /albeu.com/

 


Shtuar 30.08.2021 22:23