Nuk pranonte divorcin, shqiptari i vë thikën në fyt gruas

Një i ri shqiptar ka marrë vëmendjen e mediave italiane pasi ka tentuar të vrasë gruan e tij.

33-vjeçari ka dhunuar dhe ka kërcënuar me thikë gruan e tij ndërsa mësohet se çifti ishte në prag të divorcit, por mesa duket shqiptari nuk e pranonte këtë.

Gruaja e tij u largua nga shtëpia për shkak të dhunës që ai ushtronte, por 33-vjeçari e ka ndjekur nga Milano deri në Genova.

Sapo gruaja doli nga një apartament ku jetonte, shqiptari e kishte pritur jashtë, duke e kapur për flokësh dhe duke i vendosur një thikë në fyt.

Policia arriti ta arrestonte burrin që po ikte me makinën e tij.


Shtuar 28.06.2020 10:19