I biri feston ditëlindjen, Visjani nuk kursen fjalët e ëmbla (FOTO LAJM)

Dita e sotme është mjaft speciale për aktorin e njohur të humorit, i cili dy vite më parë u bë baba i një djali.

Sot vogëlushi i quajtur Divin feston 2-vjetorin e lindjes dhe babi Visjani nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për të birin.

“Gezuar Ditelindjen Zemra e Babit. Zoti te Bekofte #divin#2vjec”, shkruan aktori krahas fotos ku Divin shfaqet mjaft i qeshur.

Visjani e ka treguar shpesh përkushtimin e tij ndaj vogëlushit dhe lidhjen e fortë që ka me të. Divin është djali i vetëm i aktorit me partneren e tij Jona, me të cilën jeton historinë e dashurisë prej 10 vitesh.


Shtuar 3.09.2020 11:58