Si e veshën vajzën ditën e parë të shkollës, fansat kritikojnë Norën dhe Robertin (FOTO LAJM)

Prej disa javësh, në mediat rozë po përflitet se Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ribashkuar. Megjithatë, pavarësisht aludimeve, ajo që bën bashkë gjithmonë dyshen e njohur është e bija, Renee.

Ditën e sotme, kjo e fundit ka nisur ditën e parë të shkollës, por vëmendje ka tërhequr veshja.

Ishte Roberti që ka publikuar një foto të së bijës, e cila shfaqet e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë, teksa ka nxjerrë barkun zbuluar.

Detaji i fundit ka bërë që shumë fansa të komentojnë, duke i shkruar Robertit të befasuar.