Guti ëndërron të drejtojë Real Madridin

Guti është ende në pritje të stolit. Tashmë tekniku u shpreh pak ditë më parë se kishte një ofertë, pa treguar origjinën. Në Turqi spekulojnë me ardhjen e tij te Kasimpasa, e cila është në kërkim të një trajneri.

Guti mori pjesë në një ngjarje në vendin osman dhe u pyet për gjendjen e tij dhe mundësinë e kthimit në Turqi. Ai ishte një lojtar i Besiktas dhe më vonë punoi për klubin. “Gruaja ime më kujton çdo javë se Stambolli është qyteti më i mirë për të jetuar. Shpresoj të kthehem shpejt,” thotë ai në një deklaratë të mbledhur nga Sportx .

Guti, pas daljes në pension, punoi si ndihmës trajner i Beshiktashit duke ndihmuar Senol Gunes, ndonëse u largua nga klubi në maj të 2019. “Presidenti Fikret Orman nuk e mbajti fjalën”, shpjegon Guti.

I pyetur për të ardhmen në një stol në Turqi, Guti ishte i qartë. “Ëndrra ime është të jem trajner i Real Madridit, por nëse vjen një ofertë apo mundësi nga Turqia, pse jo? Dua të drejtoj një ekip. Por nuk mund të drejtoj Fenerbahçen apo Galatasarayn. Nëse ka një ofertë prej tyre, do ta refuzoj. Nuk mund ta pranoj”, shpjegon tekniku. /albeu.com


Shtuar 31.10.2021 20:22