Pas Llallës, gazetari deklaron se në listën e zezë të SHBA-së do futen zyrtarë të tjerë
Pëlqej
Vendosja në listën e zezë të SHBA të ish–kryeprokurorit Adriatik Llalla është komentuar nga gazetari Artan Hoxha në emisionin "Java" në RTSH.

Ai deklaroi se SHBA së shpejti do të shpallë “non grata” dhe persona të tjerë të cilat janë zyrtarë të lartë.

“Masa ndaj Llallës tregon ndër të tjera se SHBA kanë mbledhur dhe mbledhin informacion me instrumentet e tyre për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Ky është paralajmërimi për të tjerët që kanë mbushur kupën”, tha analisti Preç Zogaj, duke shtuar se kjo masë ndëshkuese I ekspozon zyrtarët e lartë para popullit të tyre si të korruptuar e të padëshirueshëm në vendin kampion të demokracisë”. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori