“Ishte ëndrra ime gjatë gjithë jetës”, çfarë po bën Fero në SHBA (VIDEO)

Feronit Shabani i njohur me emrin e artit Fero është një nga repërët më të komentuar në mediat rozë. Ndonëse nuk ka shumë vite karrierë, ai është shumë i pëlqyer nga publiku.

Kohët e fundit, Fero ka zbuluar se po punon disa projekte të reja në gjuhën angleze. Kjo sepse ai po synon që karrierën ta vazhdojë në Amerikë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Fero përmes një postimi në Instagram.

“Disa projekte në gjuhën angleze janë rrugës, kjo ishte ëndrra ime gjatë gjithë jetës sime dhe jam gati të punoj shumë për ëndrrat e mia, duke filluar një karrierë të re në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar reperi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FERO (@ferofera)

Kujtojmë që projekti i fundit i Feros është ”Fvck you”, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin Mossi më 18 shtator


Shtuar 15.10.2021 10:29

Tags: , ,