1 205 pako me emrin “covid”! Si u kapën 1.2 ton kokainë në portin e Tivarit, trafikantët ranë në kurthin e policisë (FOTO LAJM)

Një sasi rekord kokaine prej më shumë se 1 ton,  është kapur sot në Mal të Zi. Burimet nga mediat vendase, mësohet se në pranga për këtë sasi droge, kanë rënë dy shtetas.  Sasia e madhe e kokainës  është kapur në një kontenier bananesh në  fshatin Zeta, në Mal të Zi.

Sipas gazetës Vijesti,  inspektorët e Sektorit për Luftën kundër Krimit, ndanë me kolegët tek Administrata Doganore, informacionet se në një kontenier me banane, fshihej një sasi e madhe kokaine e cila do të hynte në Portin e Tivarit.

Për të kapur “mat” trafikantët dhe sasinë e drogës, ata i lejuan trafikantët të kalonin lehtësisht drogën në Portin e Tivarit dhe në Podgoricë, ku doganierët në marrëveshje me policinë nuk skanuan mallrat dhe lanë të “lirë” kamionin për të arritur në destinacionin final.

Trafikantët  hynë në “kurth” dhe e dërguan drogën në një magazinë në fshatin Zeta, ku u konfiskua. Policia malazeze bën me dije se nga ky aksion është kapur një sasi droge kokaine, mbi 1 ton e ndarë në 1 205 pako.

Mësohet se të arrestuarit janë Arijana K. dhe Buda K.

“Droga u gjet në një kontejner me banana dhe u arrestuan dy persona”, shkroi më pas në Twitter Drejtoria e Policisë së Malit të zi, e cila pasi e peshoi konstatoi se bëhej fjalë pikërisht për 1 205 kilogram kokainë, të ndarë në pako 1 kilogramëshe.

Vijon… /albeu.com/


Shtuar 27.08.2021 12:11