Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit 58 vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku një 58 vjeçar është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati ku si pasojë ka humbur jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2020, në orën 14:55, në lagjen në 17, Durrës, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga lartësia, kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A.P., 58 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 4.03.2020 14:19