Shqipëria bëhet vendi i dytë në botë që ndryshon Kushtetutën në kohë pandemie

Shqipëria është bërë sot vendi i dytë në botë që ndryshon Kushtetutën e vendit, në kohë pandemie, pas Rusisë së Vladimir Putinit.

Me 106 vota pro dhe 10 kundër, Kuvendi ka miratuar ndryshimet Kushtetuese që synojnë të heqin koalicionet parazgjedhore, dhe sanksionojnë hapjen e listave, në jo më pak se 75% të tyre.

3 prej 6 deputetëve që nuk kanë votuar janë të prekur me Covid 19, Enver Roshi, Ralf Gjoni dhe Eljo Hysko.

10 deputetët që kanë votuar kundër janë: Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Lefter Maliqi, Erjon Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi.

Ndërkohë që fjalën më të gjatë në ditën kur ndryshohej ligji themeltar i shtetit, e kishte kreu i qeverisë Edi Rama, plot 50 minuta. Në fjalën e tij numri 1 i qeverisë tha se i takon politikës shqiptare në vend që të vendosë për koalicionet, dhe jo ambasadorëve të huaj.

“I takon shtetit shqiptar të Kuvendit se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren amerikane, as më atë të BE-së dhe me askënd tjetër duke i respektuar maksimalisht…”, tha Rama në Kuvend teksa paralelisht votohej për ndryshimet kushtetuese.


Shtuar 30.07.2020 11:09