Hapen kutitë, kjo është personi i parë që e përdori votën
Pëlqej
E para që ka hedhur votën ka qenë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Ajo pas votimi u shpreh se kjo është një ditë feste për Kosovën, shkruan albeu.com

"Sot është ditë e bukur, ditë feste. Sot mbahen zgjedhjet lokale dhe me këtë rast u bëj thirrje të gjithëve të votojnë." tha Daka.

Ndërkaq në lidhje me hapjen e kutive Daka u shpreh: Me thënë të drejtën erdha ta kryj obiligimin por me informatat që kam të gjithë qendrat do të hapen pasi në të gjitha është shpërndarë materiali zgjedhor."

Kurse në lidhje me zgjedhjet në veri Valdete Daka tha e sigurt se do të kalojnë të qeta pavarësisht specifikave që ka./albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 07:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori