Dëmtimi i Messit në ndeshjen ndaj Sevilla shqetëson Barcelonën

Një plagë në këmbën e djathtë të Lionel Messit është parë gjatë stërvitjeve të Barcelonës, teksa argjentinasi ishte viktimë e një ndërhyrje të ashpër nga lojtari i Sevillës Diego Carlos në barazimin 0-0 që përfundoi të premten mbrëma.

Nga fotot e publikuar sot në stërvitje e katalunsëve, 32-vjeçari shihet me një plagë të rëndë në këmbën e djathtë.

Carlos e kishte goditur Messin me thumba të atleteve, gjersa ky i fundit ishte me fat që nuk u ndëshkua me kartonë shkaku që më pas goditi anëtarin e Sevillës.

Argjentinasi është parë sot duke u stërvitur me intensitet të ulët, ndërsa të martën e javës së ardhshme do të takohen me Athletic Bilbaon.


Shtuar 21.06.2020 16:35