DELVINË/ Njëri nga kandidatët tërhiqet në minutën e fundit, fituesi merr 25 vota

Në garën për kryetarin e Partisë Socialiste në Delvinë ishin Izet Silaj që e mbante këtë funksion deri më sot dhe njëherësh është edhe kryetar i Këshillit Bashkiak, si dhe Arkad Duka, kryetar i një njësie administrative.

Ky i fundit u tërhoq nga gara pak minuta përpara se të mbidhej komisioni ndërsa u votua për një kandidat të vetëm, Izet Silaj.

Silaj mori në total 25 vota, ndërsa 6 shkuan për Dukën pavarësisht se ishte tërhequr nga gara ndërsa 2 të tjera dolën të pavlefshme

Në disa rrethe të vendit PS I ka zgjdhur kryetarët e degëve të saj ndërsa ende vijon ky proces për të cilin mësohet se ditën e nesërme do të zhvillohet edhe në Sarandë e Konispol.


Shtuar 13.01.2020 16:39