Me ar 18 karatësh e 3600 diamante, kjo maskë kundër COVID-19 kushton “sa qimet e kokës” (VIDEO)

Kjo nuk është një maskë dosido, por e bërë me ar 18 karatësh dhe 3600 diamante të zinj e të bardhë, kjo maskë sipas VOA që i referohet Reuters, është porositur nga një klient i paidentifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kushton plot 1.5 milion dollarë.

Maska e cila do të pajiset edhe me një filter N99, për të ofruar një nivel të lartë mbrojtjeje po krijohet në Izrael nga firma “Yvel”.

Pronari i firmës Isaac Lavy e përshkroi klientin si një koleksionist arti kinez që jeton në SHBA.

Për ndërtimin e saj po punon një ekip prej rreth 25 artizanësh, ndërsa Levy thotë se është mbi të gjitha një vepër arti.


Shtuar 12.08.2020 15:37