Deputeti turk detyrohet të mos e rruajë mjekrën për 9 muaj, arsyeja nuk ju shkon ndërmend (FOTO LAJM)
Aytug Atici është deputet i Partisë Popullore Republikane në Turqi, e cila është edhe forca opozitare më e madhe në këtë vend.
Ai ka zgjedhur një formë origjinale të protestës ndaj autoritarizmit në rritje gjatë viteve të fundit në Turqi duke zgjatur
mjekrën.
Në fotot e mëparshme të tij ai duket se nuk mban mjekër, por vetëm mustaqe, por gjatë gjashtë muajve të fundit fytyra e tij ka ndryshuar komplet dhe duket se kjo do të vijojë edhe të paktën tre muaj të tjerë, shkruan Albeu.com.
Parlamenti i Turqisë vendosi gjendjen e
jashtëzakonshme në vend duke kufizuar një pjesë të mirë të lirive të shtetasve turq duke zgjeruar kompetencat e policisë dhe ushtrisë pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik.
Përballë këtyre kufizimeve, Aytug Atici vendosi të protestojë duke zgjatur
mjekrën, por tre muaj më vonë
parlamenti turk e zgjati periudhën e gjendjes së
jashtëzakonshme duke e detyruar deputetin ta mbajë
mjekrën deri në fund të dhjetorit, përcjell Albeu.com.
"Me vendosjen e gjendjes së
jashtëzakonshme ju po injoroni inteligjencën e popullit
turk. Sa herë të shihni
mjekrën time të kujtoheni se ajo që po bëni është e turpshme, por ju nuk keni turp"., - tha ai gjatë fjalimit të fundit në Parlament, përcjell Hurriyet.
Parlamenti turk vendosi të zgjasë sërish gjendjen e
jashtëzakonshme të paktën edhe për tre muaj, ç’ka do ta bëjë deputetin në fjalë të mos e rruajë
mjekrën për 9 muaj me radhë. /Albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017,
ora 14:32