Dalin pamjet, sherr masiv mes të rinjve në një lokal në zonën e ish-Bllokut (VIDEO)

Ditën e sotme në zonën e Ish-Bllokut ka ndodhur një sherr mes disa të rinjve.

Në videon e bashkëngjitur lajmit duket se si një grup personash po goditen me grushte, teksa policia nuk kishte ndërhyrë akoma.

Ndërkohë, pas grushteve sherri ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta.

Nuk dihen se cilat janë arsyet që çuan në nisjen e këtij sherri, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia lidhur me këtë situatë. /albeu.com/


Shtuar 5.06.2020 16:44