E RËNDË/ Vetëvaret me çarçaf 51 vjeçari në burgun e Fierit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Fierit, ku një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf.

Mësohet se i burgosuri e vari vetë veten në tualetin e paraburgimit. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B.Z., banues në Mallakastër, por kishte përfunduar në paraburgim, pasi ishte dënuar për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me arsyet që e çuan 51-vjeçarin në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, por pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.


Shtuar 24.05.2020 13:23