Berisha: Pranoj përgjegjësinë për skemat piramidale
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora iu përgjigj zërave mediatik të cilët thonë se ai gjendjet ende në pushtet.

Berisha tha se ai nuk është në pushtet, kjo sepse ka hequr dorë me vullnet të lirë.

Ish-kryeministri pranon edhe përgjegjësinë për falimentimin e skemave piramidale.

Sonila Meço: A ndjeni ndonjë faj për situatën ku ndodhet Shqipëria në 2019?

Sali Berisha: Rama dhe Veliaj tregojnë se nuk janë në qeveri. Ata kanë 6 vjet në pushtet, por nuk kanë ndërtuar pushtetin e ligjit, por të mafies, dhe pikërisht këtu ata ndahen me mua për jetë a vdekje. Rama është njeri kompleksesh. Ai që ka kompleksin e edipit dhe njerëzit nuk e dinë se cfarë kompleksi është. Ky fillon që në moshën një vjeç e gjysme të krijohet. Ai është një arenë kompleksesh dhe unë kam 6 vjet që nuk jam në pushtet kurse ai thotë, ashtu thua ti, por ai është.

Sonila Meço: A jeni ju në pushtet realisht?

Sali Berisha: Sa jam unë në pushtet çdo njeri normal e ka shumë të qartë, që Sali Berisha nuk ka asnjë lloj pushteti se atë të fjalës së tij, që e ka cdo qytetar. Unë në mënyrë të vullnetshme kam hequr dorë nga çdo lloj pushteti përvec mandatit të deputetit edhe atë në mënyrë të vullnetshme. A më shqetëson mua kjo që ata betohen për kokën tim. Unë i ftoj që të paktën 3 herë në ditë të bëjnë atë gjë.

Sonila Meço: Ata arrijnë të fajësojnë një periudhë politike që ju e keni dejtuar më shumë se gjysmën e saj.

Sali Berisha: Për cfarë kam patur përgjegjësi i kam njohur, skemat piramidale, apo gabime të tjera. Por janë me akte gjërat. Në procesin euroatklantik Shqipëria eci pandalshëm derisa e bllokoi me tre ligje Edi Rama.
Shtuar më 18/06/2019, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori