Rama i shkon në emision Blendi Fevziut dhe e kërcënon: Duhet të nisë hetim!

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është i ftuar në “Opinion” ku po flitet për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë intervistës, Rama ka sulmuar hapur stafin e emisionit “Opinion” dhe moderatorin Blendi Fevziu për një sondazh të kryer pak ditë më parë për ministrat e qeverisë Rama.

Kryeministri e quajti një sulm nga media, dhe të ndërhyrë nga persona të jashtëm të cilët kanë për qëllim prishjen e imazhit të qeverisë.

Ndër të tjera Rama tha me tone të ashpra se nëse do të ishim në një vend tjetër, duke iu referuar një vendi fqinji ose vend I BE, do të niste një hetim nga prokuroria.

“Forca të brendshme që po ndikojnë për të prishur imazhin e qeverisë. Nëse do ishim në një vend të huaj do të kishte një hetim…”

Sondazhi në fjalë fliste për një ndërhyrje online të ministrave të Ramës të cilët sipas specialistit të IT në “Opinion” kishin blerë klikime për t’u shfaqur si ministrat më të pëlqyer.


Shtuar 13.02.2020 20:21