Florian Marku “tmerron” kundërshtarin e radhës me një video mesazh (VIDEO)

Marku ka realizuar një video mesazh në rrjetin social “TikTok” ku i drejtohet kundërshtarit të radhës, Jorick Luisetto. Boksieri shqiptar do të ndeshet këtë muaj me rivalin e tij, saktësisht në datën 20 nëntor.

“Përshëndetje Jorick Luisetto, kam një mesazh për ty . Duhet të jesh i frikësuar nga mua.

Do ta shohësh më 20 nëntor se çfarë luftëtari që unë jam. Do të shohësh “bomba” të cilat do të vijnë në drejtim të kokës tënde. Do të shohësh një “bishë” më ndryshe.

Je përballur me shumë kundërshtarë në karrierën tënde, por me asnje si unë. Do ta shohësh”, përfundon video mesazhi i Florian Markut.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 20 nëntor në “SSE Arena” në Wembley ku Florian Marku do të tetojë të mbrojë titullin kampion.

@florianmarkuOn November 20th, you will see a different animal. Jorick Luisetto, be afraid. ? #FlorianMarku #Marku #Albania #Boxing @sjamboxing #ForYou #FYP

♬ original sound – Florian Marku


Shtuar 1.11.2021 11:04