Plas arma, autori i shkon në derë të shtëpisë e qëllon me breshëri

Familja Reci nga Gjorica, Bulqizë është terrorizuar pasi një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri të dyshuar automatik para banesës së tyre.

Ngjarja u raportua nga Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa familja Reçi është e tmerruar. Burime thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ai ka njoftuar policinë e Bulqizës e cila është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende identiteti i personit që kishte qëllim ta kërcënonte familjen Reci.

Informacion paraprak: Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.K., i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 14.08.2020 16:31