Manchester City mposht bindshëm Evertonin në Etihad (VIDEO)

Manchester City ka arritur të sigurojë një fitore të rëndësishme përballë Everton në Etihad Stadium në kuadër të javës së 12 të Premier League.

Vendasit arritën të zhbllokonin rezultatin në fundin e pjesës së parë me Sterling, i cili u shërbye në mënyrë fantastikë nga Cancelo.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të “citiznes”, ndërsa e dyta nis pikërisht aty ku u mbyll e para, skuadra e Pep Guardiolas dyfishon rezultatin me mesfushrin Rodri në minutën e 55.

Teksa ndeshje po shkonte drejt fundit, Bernardo Silva dë shënonte edhe golin e tretë, saktësisht në minutën e 86 për të vulosur këtë triumf.

Shikoni  KËTU permbledhjen e ndeshjes. /albeu.com


Shtuar 21.11.2021 16:54