Rama jep lajmin e mirë për biznesin e vogël: Hiqet tatim-fitimi dhe TVSH-ja

Kryenimistri Edi Rama ka deklaruar këtë të mërkurë se biznesit të vogël do ti hiqen tatim fitimi dhe TVSH-ja për një periudhë të caktuar kohe.

Rama në konferencën e tij të përbashkët bashkë me ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj, e ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka theksuar se ky nuk është thjesht një premtim elektoral, por është një vendim që do të kthehet në ligj me votimin në parlament.

“Impakti i këtij suksesi i atyre që merren me biznes të vogël ajo që thoshim dhe do të mendonim ne sa e ngatërruar do të ishte rruga jonë nëse dje do të kishim dalë para se ne të merrnim qeverinë nga një proces Eurobondi me brinjë të ngjitura. Ne nuk do të thoshim dot shumë nga ato që kemi thënë dhe që kemi në plan në planin Shqipëria 2030 ne në këtë parlament dhe në këtë sesion parlamentar kemi vendosur rishikimin e buxhetit dhe do të shikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël.

Jo për këtë vit por për deri në vitin 2019 nuk do të kenë tatim fitim dhe ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH me rezultatin e djeshëm unë do ju them biznesit të vogël se do ju heqim TVSH, afatet dhe limitin se deri në çfarë niveli xhiroje do e konfirmojmë më vonë, dhe vitet në mos për 2029, që ato të mos kenë taksa për tatim fitimin dhe kjo do të bëhet me ligj në parlament dhe jo thjesht një premtim elektoral. Të gjithë ato që krijojnë punë dhe emigrantët që kanë të ardhura të krijojnë biznes dhe ta shikojnë Shqipërinë si një vend të mirë për të investuar”, tha Rama.


Shtuar 10.06.2020 13:05