Policia blindon zonën, dyshohet për shpërthim granatash në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”, për shkak se dyshohet që në afërsi të saj janë hedhur dy granata dore.

Policia ë në kërkim të tre të dyshuarve, të cilët besohet të kenë hedhur granatat shkruan ekspress.

Policia eshtë Kosovës gjendet ne vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin nderkohe qe nuk ka pasur ndonjë lëndim nga shpërthimi.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë Policinë lidhur me rastin, por ende nuk ka marrë përgjigje.

 

 


Shtuar 10.04.2021 22:47