Koronavirusi/ OBSH: Bota të përgatitet për pandemi!

Kreu i Organizatë Botërore të Shëndetësisë Dr Tedros Adhanom ka frikë se e ardhmja do të sjellë të tjera probleme edhe më të mëdha për shkak të koronavirusit. Bota duhet që të marrë masa serioze, e madje të përgatitet për një pandemi.

Ai theksoi se OBSH-ja është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet mbi koronavirusin dhe se shkalla e përhapjes është për t’u shqetësuar.

Raste të reja po shfaqen përditë në Itali, Korenë e Jugut dhe Iran, e kjo është mjaft shqetësuese.

“Çdo shtet duhet të marrë masat sipas specifikave përkatëse, ne po bëjmë të njëjtën gjë. Bota duhet që të përgatitet për një pandemi’, u shpreh ai.


Shtuar 24.02.2020 17:26