Katy Perry tmerroi fansat, studiuesja shqiptare: Politikanë dhe artistë shqiptarë janë të lidhur me magjinë e zezë

Katy Perry shqetësoi fansat e saj teksa po mbante një koncert në Las Vegas. Këngëtarja me famë botërore është kapur nga kamerat një moment, ku lëvizte qepallën e djathtë në mënyrë të pakontrolluar. Pas kësaj, rrjeti shpërtheu me teori konspirative se çfarë mund të ketë ndodhur me këngëtaren.

Mirëpo, sipas Pranvera Xhafës që merret me fenomenet okulte, në skenë nuk ndodhej Katy Perry po kloni i saj. Gjatë një interviste që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo shpjegoi se shumë personazhe janë klonuar dhe rasti i Katy Perry-t ku nuk kontrollonte syrin e tregon më së miri këtë gjë.

“Shumë janë robozituar. Kjo është parë tek disa personazhe dhe te Princ Harry dhe Meghan Markle. Kemi shumë të klonuar që marrin pjesë nëpër evente ku personazhi real nuk mund të paraqitet. Kohët e fundit, raca reptile si Katy Perry nuk del dot në publik se iu është prerë furnizimi me ushqimin që marrin.

Janë kthyer në moshën reale dhe janë kthyer në një figurë të tmerrshme për t’u parë. Ky ishte kloni i Katy Perry-t dhe ka një keqfunksionim të procesit normal. Nuk bëjnë dot lidhjen me realitetin. Ka disa mënyra për t’u klonuar por kohët e fundit është bërë si me u prodhuar në fabrikë.

Trupi instalohet dhe futet në një enë me lëndët përbërëse të trupit tonë. Kloni bëhet brenda vitit.“, tha Pranvera. Më pas, ajo përmendi dhe shumë erma të tjerë si aktori hollivudian Brad Pitt dhe këngëtarja Lady Gaga e të tjerë, që sipas të cilës janë klonuar gjithashtu.

“Katy Perry, Madona, Beyonce, Jennifer Lopez kanë përdorur meshkujt si energji, dhe janë kryesisht të rinj. Madona shumë herë ka deklaruar lidhje me meshkuj më të rinj se vetja. Serviren si gjëra normale por është një mënyrë për të kamufluar realitetin e tmerrshëm.

Nuk mundet që një njeri të ruajë të njëjtën formë dhe imazh ndër vite sado që të kujdeset shumë për veten. Raca reptile e arrin këtë, mund të jenë 300 vjeç sepse jetojnë shmë gjatë. Një prej tyre është Brad Pitt. Në një deklaratë ai ka thënë se nuk më kujtohet se sa vjeç jam.”, tha ajo.

“Britney Spears është vrarë dhe klonuar, kemi një tekst ku ajo deklaron për veten se është klonuar.” E pyetur për personazhet shqiptarë, ajo tha: “Tek ne, kemi aleanca me reptilët dhe personazhe që kanë aferuar në shoqëritë e dark magic. Në politikë kemi por gjithashtu dhe në fushën e muzikës.

Madje dhe emra ndërkombëtarë të llojit tonë.”, tha ajo.