Makina përplas për vdekje të moshuarën në Tepelenë

Sot në drekë, në Tepelenë një automjet ka përplasur një të moshuar. 71-vjeçarja është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari me iniciale H.XH., është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com