EMRI/ Sherr në një lokal, plagoset me mjet prerës një 35-vjeçar në Sarandë: E shkuara e errët dhe autori (FOTO LAJM)

Një ngjarje rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në qytetin e Sarandës. Shtetasi Besmir Uka, 35-vjeç ka shkuar në spital i plagosur me thikë.

Mësohet se Uka i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi ka marrë goditje në bark. Ngjarja dyshohet të këtë ndodhur pas një sherri në një lokal në lagjen ne.3 dhe autori ëdhtë identifikuar si  Ermir Shabanaj.

35-vjeçari rezultatin të jetë i dënuar  edhe me parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjed” për një ngjarjë në vitin 2010, madje gjatë kohës që ndodhej në burg është proceduar penalisht nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazhe në “Facebook”.

Besmir Uka

Po ashtu Uka ka precedentë penale edhe për  “dhunë në familje”, “drejtim mjeti pa patente”, “vjedhje me shunë në bashkëpunim”.

Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkakun e kësaj plagosjeje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com