Rama në Jerusalem, flet për strehimin e hebrenjve: Shtëpia e shqiptarit, e mikut dhe e Zotit

Ndërsa ndodhet në Jerusalem, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë ku ka folur për strehimin e hebrenjve në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Shtëpia e shqiptarit i përket mikut dhe Zotit”, tha ndër të tjera Rama.

“Ka një komponent themelor që bashkon ardhjet masive të hebrenjve në Shqipëri. Ata nuk janë drejtuar asnjëherë drejt këtij porti të qetë, por vetëm kur kanë qenë më të rrezikuarit. Vendbanimet më të hershem të hebrenjve u krijuan në jug të Shqipërisë.  Ndërsa kudo tjetër hebrenjtë po shfaroseshin Shqipëria i dha barazi etnike. Shtëpia e shqiptarit i përket mikut dhe Zotit. Fjala mik nuk ka kuptim njeriun e ftuar por atij që troket në portë sepse ka nevojë për ndihmë. Tradhtia ndaj këtij miku në Kodin e Nderit së shqiptarit është krim”, tha Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë që takoi që vitin e ardhëm të mbajnë konferencën në Shqipëri dhe u premtoi se nuk do të pendohen nëse vizitojnë vendin tonë.

“Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me prindërit e mi dhe gjyshja më thoshte: “Mos u shqetëso, rri i qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfektë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm. Jam i lumtur t’ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj se nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë nga sa dini, por nuk do të mërziteni”, u shpreh Rama.


Shtuar 24.10.2022 11:00