E kishte parkuar para banesës në Vlorë, makina e policit shkrumbohet nga zjarri

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Automjeti në pronësi të shtetasit Tomorr Shehaj, polici i Delta Force ka qenë i parkuar para banesës kur ka marrë flakë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe dyshohet se makina tip “Opel” ka marrë flakë aksidentalisht.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com