Real Madrid përgatit goditjen e madhe në mbrojtje

Real Madrid është në kërkim të një mbrojtësi të majtë ku kështu të përforcojë repartin defensiv.

Sipas “Marca”, spanjollët synojnë Alphonso Davies nga Bayern Munich. Davies është një nga më të mirët në rolin e tij dhe nga më të shpejtët në botë, aftësitë e 21-vjeçarit kanadez do të ndihmonin shumë ekipin si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.

Këtë lëvizje Reali pritet ta bëjë në merkaton e verës./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.10.2022 14:11