Kanabis dhe dy armë të ftohta, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur. Gjithashtu iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përforcues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Radostina”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier.

Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza kanabisi dhe 2 armë të ftohta.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Radostina”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi R. V., 31 vjeç, banues në Radostinë, Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. V. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përforcues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 23.10.2022 10:49