COVID-19?! Të rinjtë shqiptarë shijojnë deri në limite pushimet (VIDEO)

Mënyra e vetme për të mundur COVID-19 është distancimi social, dhe si duket kjo gjë është e pamundur në Shqipëri.

Ndërkohë që të moshuarit po kujdesen për jetën e tyre, të rinjtë kanë harruar që gjendemi në një pandemi globale dhe po shijojnë deri në limite verën e pushimet.

Kjo situatë ka shqetësuar së tepërmi edhe mjekët, të cilët çdo ditë apelojnë për respektimin e rregullave të vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e nisi këtë të diel me një mesazh të fortë për të rinjtë, të cilët duket se kanë harruar që koronavirusi ekziston.

Mjeku i cili është çdo ditë mes pacientëve të prekur në spitalin infektiv të Tiranës thotë se të rinjtë duhet të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube, si vende të rrezikshme të përhapjes së virusit, dhe le të miqësohen edhe me shumë me natyrën. /albeu.com/


Shtuar 2.08.2020 13:00