Rritje e çmimeve për plehrat kimik, fermerët e Fierit dhe Beratit në protestë: Na gënjyen

Fermerët e serave dhe blegtorët e qarqeve të Beratit e Fierit kanë dalë sot në protestë në Urë të Kuçit, pikërisht në pikën ku ndahet kufiri mes dy qarqeve.

Të gjithë të bashkuar, ata kanë protestuar sot për rritjen e çmimeve të plehrave kimikë dhe inputeve bujqësore, për subvencionet diskriminuese dhe për rritjen e çmimit të naftës.

“Na tha subvencion 100 lekë për litër dhe gënjeu ministrja. Nafta ka shkuar 2 mijë lekë. Të vijë ministrja ta mbajë stallën një ditë të vetme. Jemi të tërë me borxhe. Të vijë ministrja të na sqarojë”, thotë një fermer.

“Na gënjeu ministrja, plehrat janë të shtrenjta, nafta 2 mijë lekë. Po ikin të tërë njerëzit. Mosha ime ka ikur. Ne kërkojmë të na ulin plehrat dhe naftën, të heqë taksën. E kemi votuar PS gjithmonë na gënjeu këtë herë”, thotë një tjetër.

Disa ditë më parë, Sindikata e fermerëve të bashkuar i ka dërguar një shkresë zyrtare qeverisë, ku kërkonin subvencione, ulje të çmimit të naftës dhe rritje të imputeve bujqësore, por ende edhe sot nuk kanë marrë një përgjigje.


Shtuar 20.02.2022 11:50