Vrasja e Karolinës nga piloti, mediat britanike publikojnë një film dokumentar për të

Vrasja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot, Babis Anagnostopoulos, në Greqi, është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave sërish.

Mediat britanike do të publikojnë një dokumentar i cili sjell detaje nga fëmijëria, martesa, problemet dhe fundin tragjik të 20-vjeçares në Glyka Nera.

“Historia e vrasjes së Caroline Crouch dhe çfarë ndodhi konkretisht”, kështu titullohet  dokumentari, i cili u shfaq në rrjetin britanik.

Disa prej detajeve nga ngjarja janë marrë nga ditari i 20-vjeçares./albeu.com/