MPB e Maqedonisë së Veriut: Sulme kibernetike në disa Banka

Ministria e Punëve të Brendshme në RMV, për TV21 ka konfirmuar sulmet kibernetike në disa banka në Maqedoninë e Veriut. Nga MPB thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me palët e përfshira në këtë rast.

“Sektori për krimin kompjuterik dhe forenzikën digjitale pranë Ministrisë së Brendshme është në komunikim me institucionet kompetente për të dhënë më shumë informacion dhe të dhëna për sulmet DDoS në faqet e internetit të bankave në vendin tonë”, thotë MPB./albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 13:01